Kurum Energji

Kurum International sh.a. hyri në sektorin e energjisë elektrike pas blerjes së 4 HEC-eve në vitin 2013.

HEC-et Ulëz & Shkopet janë ndërtuar mbi kaskadën e lumit Mat. Ato kanë fuqi të instaluar 50 MW. HEC-et Bistrica 1 & 2 operojnë në kaskadën e lumit Bistricë, me fuqi të instaluar 27 MW. Hidrocentralet gjenerojnë mjaftueshëm energji për të furnizuar uzinat në Elbasan, duke i kthyer ato në impiante të integruara të cilat vetësigurojnë elektricitet për të punuar. Pjesa tjetër e prodhimtarisë shitet në tregun vendas.