Kurum Gëlqere
Produkt 100% vendas. Shpërndarë në të gjithë Ballkanin.
Produkt 100% vendas.
Shpërndarë në të gjithë
Ballkanin.
Kurum Gëlqere
Kurum Gëlqere është i vetmi impiant i prodhimit të gëlqeres së hidratuar në Shqipëri. Ai përmbush pjesën më të madhe të nevojës për gëlqere në vend. Fabrika prodhon gëlqere të pjekur dhe të hidratuar në një sasi prej 150.000 ton/vit. Të gjithë nevojën për lëndë të parë e plotëson nga tregu i brendshëm.
Prodhimtaria e Kurum Gëlqere shpërndahet në tregun vendas dhe gjithashtu eksportohet në të gjithë Ballkanin. Kurum Gëlqere punon në përputhje me të gjitha normativat dhe kriteret e Bashkimit Evropian. Në vitin 2011, u implementua sistemi “dedusting”, duke rritur ndjeshëm standardin e punës.