POLITIKA E KURUM
Nën drejtimin e bordit administrativ të Kürüm International, me vetëdijen se çështjet e Cilësisë, Mjedisit dhe SSHP (Siguri dhe Shendeti ne Pune) janë një tërësi e pandashme, për të kryer aktivitetet e saj në terrene të vështira në sektorët ku operon dhe për të rritur vlerën e markës, Kürüm International zotohet :
- Të përmbushë rregulloret e cilësisë, mjedisit, shëndetit dhe sigurisë në punë dhe kërkesave të tjera ligjore të pranuara në të gjitha vendet ku ushtron aktivitetet e prodhimit dhe shitjes,
- Të jete ne përputhje me të gjitha standardet kombëtare dhe ndërkombëtare brenda fushës së Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë, Mjedisit dhe SSHP (Siguri dhe Shendeti ne Pune) dhe standardeve të certifikimit të produkteve,
- Të konsideroje punonjësit si individë te barabarte pa dallim feje, gjuhe, race, gjinie, etj., për të siguruar një mjedis pune të sigurt, të shëndetshëm dhe paqësor ku ofrohen të drejta të barabarta pa asnjë diskriminim,
- Të jetë e përkushtuar të përfshijë kerkesat specifike te klienteve ne te gjitha aktivitetet dhe planifikimet e saj.
Per permbushjen e ketyre standardeve Kurum International ka ne synim;
- Permiresimin e vazhdueshem dhe mbeshtetjen e perpjekjeve ne kete fushe,
- Minimizimin e efekteve qe mund te shkaktojne ndotjen e mjedisit si pasoje e aktiviteteve tona,
- Te permbushe detyrat e saj si ndermarrje per nje mjedis te perhershem dhe te jetueshem,
- Te mbroje burimet globale, duke i perdorur ato ne menyre efikase, duke parandaluar humbjen e burimeve dhe duke kursyer energji,
- Te eliminoje dhe/ose minimizoje rreziqet e mundshme te aksidenteve ne pune ne te gjitha fushat brenda veprimtarise,
- Te siguroje permiresimin e mjediseve te punes dhe te parandaloje perseritjen e problematikave, duke marre baze aksidentet e meparshme ne pune,
- Te zbatoje ne menyre te planifikuar te gjitha veprimet ne drejtim te mjedisit dhe shendetit te njeriut, ne kuader te kerkesave ligjore dhe mundesive qe ofron shteti dhe t’i permiresoje ato me kalimin e kohes.
- Te vendose qellime periodike per Admnistraten dhe secilin departament, te planifikoje dhe kryeje veprimet e nevojshme per arritjen e ketyre qellimeve duke permiresuar, korrigjuar dhe parandaluar me ane te vleresimeve periodike,
- Te mundesoje motivimin dhe produktivitetin e punonjesve, duke organizuar trajnime per nevojat dhe zhvillimin e tyre, duke siguruar mjedise te pershtatshme pune, dhe duke ofruar ne menyre te barabarte te drejtat dhe lirite e tyre ligjore,
- Te ofroje produkte dhe sherbime me kosto optimale, ne nivelin qe do te siguroje me se miri kenaqesine e klientit ne kushtet aktuale, ne perputhje me standardet kombetare dhe ata nderkombetare,
- Te perhape kulturen e saj rreth mjedisit dhe faktoreve njerezor me punonjesit, klientet, furnitoret, nenkontraktoret dhe te gjithe partneret e saj ne biznesit me te cilet bashkepunon.