TE REJA
Misioni
- Ne zotohemi:
- Të përfshijmë klientët tanë në të gjithë aktivitetin dhe projektet tona.
- Të respektojmë në mënyrë rigoroze ligjet dhe rregullat për sigurinë dhe shëndetin në punë.
- Të veprojmë konform ligjeve dhe kontribuojmë për mbrojtjen e mjedisit.
- Të krijojmë ambiente pune të sigurta, të shëndetshme, me kushte bashkëkohore.
- Të ofrojmë shanse të barabarta për të gjithë punonjësit tanë .
Të jemi një kompani inovatore, konkuruese dhe lider në industrinë e prodhimit të hekurit, çelikut dhe energjisë, në çdo vend ku operojmë.
Certifikime
Kurum operon në përputhje me standardet më të larta botërore të punës.
Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë
Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit
Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë
Standardi i cilësisë
Vlerat tona
Guxim
Ndërmarrim risqe. Kryejmë veprime për rezultate të matshme. Jemi inovatorë, të vendosur dhe të guximshëm.
Besim
Kujdesemi për interesat e partnerëve tanë. Jemi besnik dhe të qëndrueshëm.
Inovacion
Jemi të hapur ndaj frymave të reja dhe i vlerësojmë ato. Ndjekim zhvillimet e fundit, promovojmë ide inovatore dhe i aplikojmë ato.
Bashkëpunim
Mbështesim punën në grup dhe vlerësojmë idetë. Interesat e ekipit janë primare për të marrë vendime si një grup i bashkuar.
Zhvillim
Ne kujdesemi për zhvillimin dhe kënaqësinë e punonjësve tanë duke krijuar mundësi për zhvillimin e tyre profesional të mëtejshëm. Kurum investon vazhdimisht në burime njerëzore dhe infrastrukturë mbështetëse për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm.
Ekipi Kurum
Siguria në punë
Kurum e di se për të arritur sukses dhe ecur krah progresit, nevojitet mbështetja njerëzore.
Ne i kushtojmë rëndësi maksimale sigurisë dhe shëndetit të punonjësve tanë.
Mjedisi në të cilin ata veprojnë është sfidues dhe kërkon një kujdes më të madh.
Për këtë arsye, Kurum merr të gjitha masat, duke siguruar pajisjet dhe materialet më të mira, që ekipi ynë të punojë me konfidencë dhe efektivitet.
Trajnime
Kurum investon një sasi të konsiderueshme të kohës dhe resurseve në përmirësimin e ekipit. Ne besojmë se të gjithë punonjësit e Kurum kanë nevojë për mundësitë e duhura, që të shfaqin potencial dhe performancë të lartë. Për këtë arsye, ne investojmë në trajnime dhe punëtori të cilat i ndihmojnë ata për të arritur më shumë në karrierën e tyre.
Ne synojmë të krijojmë një ekip: - besnik ndaj vlerave të Kurum
- të hapur ndaj zhvillimit e risive
- me prespektivë inovative
- të orientuar ndaj zgjidhjeve
- të familjarizuar me teknologjinë
Kontakt
Për çdo pyetje ose informacion, mos ngurroni të na kontaktoni. Ne do t’ju përgjigjemi sa më parë.